Përshendetja e Dekanit

Në ditët e sotme niveli i zhvillimit të një vendi përcaktohet nga rëndësia që i dedikohet arsimimit. Kualifikimi i personave të cilët e ushtrojnë arsimimin si profesion mund të konsiderohet si një nga përbërsit kryesor të arsimimit. Fakulteti ynë është themeluar duke aplikuar bazat e programeve mësimore, të mësuarit përgjatë gjithë jetës, kërkimin dhe praktikën, kualifikimet dhe standartet kombëtare dhe ndërkombëtare, ndryshimet individuale, studimet ndërdisiplinore, mjediset bashkëkohore të të mësuarit, vlerësimin e bazuar në autenticitet dhe efektshmëri, elementët e përgjegjësisë shoqërore dhe bashkëpunimit.

Fakulteti i kushton rëndësi zhvillimit të aftësive të të menduarit dhe aftësive të studentëve në klasë dhe jashtë saj në mjedise me teknologji bashkëkohore të të mësuarit. Ne i kushtojmë rëndësi të vecantë psikologjisë së këshillimit në arsim, arsimit parashkollor dhe fillor dhe mësimit të gjuhëve të huaja. Ne përpiqemi të jemi të dobishëm për shoqërinë në të cilën jetojmë dhe për njerëzimin në tërësi me projekte dhe kërkime në fusha si këshillimi në familje dhe planifikimi i karrierës për nxënësit e shkollave të mesme.

Në rrugën e zhvillimit shkencor kërkimi ynë është planifikuar të kryhet në temat e mëposhtme: Mësimi i teknikave, planifikimi dhe vlerësimi, rrjetet shoqërore dhe arsimore, sistemet komplekse dhe politikat arsimore. Nëpërmjet sistemit të praktikës dhe shkëmbimeve studentore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, studentët tanë do të kenë mundsinë të kombinojnë teorinë dhe praktikën që nga viti i parë akademik. Si rrjedhojë ata do të kenë mundsinë të vëzhgojnë një varietet mjedisesh mësimore, të testojnë njohuritë teorike, si dhe ti bëjnë produktive proceset e planifikimit, implementimit dhe vlersimit.

Pjesa më e madhe e lëndëve në departamentin e shkencave të edukimit janë të përbashkëta në vitin e parë akademik në mënyrë që studentët tanë të kenë mundsinë për të kaluar në një fushë sa më të përshtatshme për ta. Të gjitha lëndët e të gjitha programeve me përjashtim të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke zhvillohen në gjuhën Angleze. Viti i parë akademik paraprihet nga një vit përgatitor në të cilin gjuha e mësimdhënies të një programi është planifikuar për studentët që nuk e kalojnë provimin e aftësisë së gjuhës përpara se të pranohen në Universitet.

Fakulteti ofron bursa për studentët e suksesshëm në bazë të rezultateve të tyre në provimin e maturës ose në provimet e organizuara nga universiteti. Teknologjia, në fakultetin tonë është një element i domosdoshëm që është integruar në të gjitha programet dhe lëndët. Studentët fitojnë vetë - eksperiencë duke aplikuar teknologjitë e informimit dhe komunikimit në mësim. Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit ju fton të bëheni pjesë e këtij mjedisi të përparuar, të frytshëm, të ngrohtë dhe që premton një të ardhme të ndritur.

Prof.Assoc.Dr. Rahim Ombashi

Dekan