Bedër hap dyert për vitin e ri akademik 2016-2017

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes të organizuar me këtë rast ishin të pranishëm stafi akademik dhe administrativ i institucionit, prindër si dhe një  numër i konsiderueshëm studentësh.

Rektori i institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, pasi uroi të pranishmit për pjesëmarrjen theksoi se: “Ajo që është e rëndësishme për çdo student është përgatitja për sfidat aktuale dhe ato që do të hasni jo vetëm gjatë rrugëtimit universitar por edhe gjatë gjithë jetës tuaj. Këto 3 vite kalojnë shumë shpejt prandaj sigurohni që të hidhni baza të forta në formimin tuaj akademik dhe profesional”.

Ceremonia e hapjes vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të dy dekanëve, përkatësisht të Fakultetit të Shkencave Humane dhe të Shkencave të Edukimit.

Më tej, studentët e rinj u njohën me përbërjen e departamenteve përkatëse, me informacione bazë rreth universitetit si dhe me njësitë administrative.