"Bedër", marrëveshje me Fondacionin "Halimi Foundation Institute"

Kolegji Universitar Bedër dhe Fondacioni "Halimi Foundation Institute" nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për pjesëmarrjen në “University Law Competition”. Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, si dhe Z. Arben Braçe, përfaqësues i fondacionit.
“Halimi Foundation Institute” në bashkëpunim me “Euro Academy News”, me media partner “Euronews Albania”, dhe “ELSA Albania”, orgaizojnë për herë të parë në Shqipëri një konkursi televiziv në formatin e një gjyqi simulues.
Ndër objektivat që synohen të arrihen përmes realizimit të këtij projekti është edhe identifikimi i Departamentit të Drejtësisë, lidhur me aplikimin e metodave cilësore dhe eficente të mësimdhënies.