“Fintech and Open Banking”

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi workshop-in me temë “Fintech and Open Banking”. Workshopi u realizua online nga Profesori i Asociuar, Gianluca Mattarocci, Universiteti "Tor Vergata" Romë, Itali.

Temat e workshop-it ishin të lidhura me tendencat e reja të investimeve në sektorin financiar dhe bankar falë risive në teknologji. Studentët u njohën me këto mundësi investimi online të ilustruara me shembuj aktualë nga Italia dhe korporata ndërkombëtare. Një ndërveprim aktiv me studentët u realizua përmes softwerit Mentimeter.

Profesor Mattarocci inkurajoi studentët e programit bachelor në "Informatikë Ekonomike" që të eksplorojnë vazhdimisht mundësitë më të reja të investimit në Fintech dhe Open Banking të cilat janë shumë të përshtatshme me programin e tyre të studimit.