Konferenca e tretë Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Tiranë, International Burch University në Sarajevë si dhe Universitetin e Tiranës, organizoi Konferencën e tretë Ndërkombëatre në Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Ashtu si çdo vit tjetër, kjo konferencë mblodhi sëbashku studiues të shumtë të gjuhës, përkthyes, studentë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës, të tilla si: Italia, Japonia, Australia, Maqedonia, Greqia, Bangladeshi, Irani, Pakistani, Turqia dhe Polonia.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga PhD. Isa Erbaş, Kryetari i Konferencës, i cili u shpreh entuziast për vazhdimësinë e suksesshme të kësaj platforme dhe prurjet e larmishme në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze si pasojë e punimeve të ndryhsme nga akademikët pjesëmarrës. 
Më tej Znj. Aida Berxholli, Drejtore e Këshillit Britanik, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet partnerëve në realizimin e edicionit të tretë të ICELL.

Si folës kryesorë në panelin hapës të konferencës morën pjesë: 1- Prof. Takayuki Yokota Murakami, University of Osaka Japan, me temë: English and Cosmopolitanism: their Significance for the Diasporic Russian-Jewish Literature. 2- Prof. Gioiella Bruni Roccia, Lumsa University Rome, Italy me temë Between Parantheses: The Politics of Irrelevance in Virginia Woolf’s Experimental Fiction. 3- Prof. Përparim Xhaferri, University of Sydney, Australia me temë: The political Contribution of Albanian Writers in Defining Albanian Identity: the Debate Between Ismail Kadare and Rexhep Qosja.

Ky panel u moderua nga PhD. Ilda Poshi, Pedagoge në Departamentin e Gjuhës Angleze në Bedër.

Punimet e Konferencës Ndërkombëtarë në Gjuhë dhe Letërsi Angleze vazhduan më tej në disa sesione paralele ku u trajtuan një sër tematikash shkencore, përmendim këtu: “An Investigation Into The Practice Of Self-Regulated Learning In Writing Among Iranian EFL Students”, “The Influence Of The Teachers Demographics Characteristics In EFL Curriculum Implementation, In The High Schools Of Elbasan”, “Strategies In Translating Idioms And Fixed Expressions From English Into Albanian”, “Translation and Culture in Albania under the Gubernational Rule of Ahmet Zogu” etc.