Shpallen listat paraprake të fituesve të raundit të parë për programet bachelor

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) shpall listat paraprake të fituesve në çdo program studimi pas procesit të intervistimit për të gjithë kandidatët që kanë zgjedhur të studiojnë në instutucionin tonë në raundin e parë të aplikimeve.

Të gjithë kandidatët kanë të drejtën e ankimimit deri me datë 8 shtator 2016, ndërsa me datë 9 shtator 2016 do të shpallen listat përfundimtare të kandidatëve fitues.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët duhet të paraqiten pranë institucionit tonë për të kryer procesin e regjistrimit përfundimtar në programet e studimit që kanë aplikuar nga data 13 deri në 20 shtator 2016 me dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë)

b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.

c) 4 fotografi të vogla personale

d) Raport mjeko – ligjor

e) Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht e nivelit B1 të gjuhës së huaj me të cilën zhvillohet programi i studimit.

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose nuk kanë rezultuar fitues, mund të aplikojnë në raundin e dytë, duke përzgjedhur departamentin që duan të studiojnë pranë SHLP Bedër  si një nga 10 preferencat në formularin e aplikimit të raundit të dytë nga data 23 shtator deri me datë 1 tetor 2016.

Departamenti i Shkencave të Komunikimit

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Shkencave Islame

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Arsim Parashkollor dhe Fillor

Kandidatët me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi