Zhvillohet Konferenca e 4-rt Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Tiranë, International Burch University në Sarajevë si dhe Universitetin e Tiranës, organizoi Konferencën e 4-rt Ndërkombëatre në Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Ashtu si çdo vit tjetër, kjo konferencë mblodhi sëbashku studiues të shumtë të gjuhës, përkthyes, studentë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës, si: Amerika, Hollanda, Greqia dhe Maqedonia.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga Dr. Isa Erbaş, Kryetari i Konferencës, i cili u shpreh entuziast për vazhdimësinë e suksesshme të kësaj platforme dhe prurjet e larmishme në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze si pasojë e punimeve të ndryshme nga akademikët pjesëmarrës.

Më tej, Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet partnerëve në realizimin e edicionit të 4-rt të ICELL dhe theksoi se kontributi i institucionit që ai drejton në këto fusha do të jetë gjithmonë i vazhdueshëm dhe në shifra të konsiderueshme me organizime të tilla.

Si folës kryesorë në këtë edicion të konferencës ishin: PhD. Caspar Ten Den nga Hollanda i cili referoi mbi temën: “The Alien ‘Other’ and/or the Identifiable Us in Recent English-Language Accounts of the Chechen” si dhe PhD. William K. MARTIN nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, referues i cili ndau me të pranishmit temën: “Stylistics: an Effective Approach to Literary Analysis”

Punimet e Konferencës Ndërkombëtarë në Gjuhë dhe Letërsi Angleze vazhduan më tej në disa sesione paralele ku u trajtuan një sër tematikash shkencore, përmendim këtu: “The Influence of social media in language acquisition: Advantages and disadvantages of the issue”, “Personality Development and Communication Patterns”, “Transcription and Transliteration in translating literature from Russian into English and Albanian”, “What does Playing Games teach us about a Student's Ethical Life?” etc.