Zhvillohet konkursi i eseve në gjuhën angleze me pjesëmarrjen e qindra nxënësve

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në bashkëpunim me British Council organizoi për herë të pestë konkursin e eseve kreative të të rinjve në gjuhën angleze. 216 nxënës nga 37 shkolla të mesme në Shqipëri, private dhe publike, morën pjesë në këtë konkurs me esetë e tyre, tema e së cilës ishte "Varësia nga Teknologjia Moderne".

Në ceremoninë e zhvilluar me pjesëmarrjen e qindra nxënësve, përfaqësuesve nga DAR Tiranë dhe Këshilli Britanik, u vlerësuan të gjithë pjesëmarrësit me certifikata, ndërkohë që 10 prej tyre u shpallën si më të mirët duke fituar të drejtën e zhvillimit të “Aptist Test”. Ndërsa fituesja e vendit të parë përfitoi të drejtën për të zhvilluar provimin IELTS nga British Council.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre!