Këshilli Studentor organizon Mbrëmje Festive

Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar “Bedër” organizoi një mbrëmje festive me rastin e fundvitit, me praninë e një numri të madh studentësh të nivelit bachelor.

President i Këshillit Studentor Kristi Mukollari , shprehu rëndësinë e bashkëpunimit midis studentëve dhe Këshillit Studentor, për të realizuar jo vetëm një proces akademik të suksesshëm, por edhe një jetë studentore më të pasur duke organizuar aktivitete të tilla.

Kjo mbrëmje festive, nën moderimin e Ermal Qorit , kaloi mes atmosferës së këngëve me interpretimet e vetë studentëve, argëtimit, surprizave e dhuratava për njëri tjetrin.