Workshop, metodat kreative të mësimdhënies së anglishtes

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi një workshop në lidhje me metodat e fundit kreative të mësimdhënies së anglishtes, ku pjesëmarrës ishin mësues të shkollave publike dhe private në Tiranë.

“Proverbat - metoda universale e mësimdhënies së gjuhës angleze” dhe “Mësimdhënia e gjuhës angleze nëpërmjet letërsisë për fëmijë”, ishin dy temat kryesore të trajtuara në këtë workshop nga lektorët Mitesh Patel dhe William K. Martin.

Pjesëmarrësve, në emër të të gjithë stafit, fillimisht u uroi mirëseardhjen përgjegjësi i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Dr. Lokman Coşkun, i cili vlerësoi nevojën e trajnimeve të vazhdueshme për mësuesit e kësaj gjuhe.