Bedër, marrëveshje me Zhejiang Normal University

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare, Kolegji Universitar Bedër nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Zhejiang Normal University (Kinë). Ky universitet zë vend ndër institucionet e arsimit të lartë të mirërenditura në Kinë dhe në rang botëror. Krahas programeve në gjuhën vendase universiteti ofron shumë programe studimi edhe në gjuhën angleze.

Zhejiang Normal University ndodhet në provincën Zhejiang, një nga provincat më të zhvilluara ekonomikisht të Kinës.
Ky universitet ka 19 kolegje (fakultete), 4 kampuse, rreth 35000 studentë dhe rreth 1580 anëtarë të stafit akademik.

Marrëveshja u firmos nga Rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Zv. Presidenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Zhejiang Normal University, Prof. Dr. Zhang Genfu. Të dy institucionet do të kenë bashpunimin për të zhvilluar projekte në fusha me interes të përbashkët. Universitetet ranë dakord per shkëmbimin e stafit akademik, në organizimin e seminareve dhe konferencave, si dhe projekteve të ndryshme shkencore.