“Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!’’

Departamenti i Edukimit në KU Bedër, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave “Barazi në Vendimmarrje”, organizuan sot trajnimin me temën: “Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!’’.

Znj. Edlira Çepani, drejtuese e organizatës Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” së bashku me ekipin e saj, dhe nën kujdesin e veçantë të pedagoges Erilda Ajazi, realizuan këtë Workshop me pjesëmarrjen e studentëve të Kolegjit Universitar Bedër. Studentët e edukimit, të gjuhës dhe letërsisë angleze, si dhe të shkencave të komunikimit, morën pjesë aktive në Workshop, duke u angazhuar në aktivitetet dhe lojërat interaktive në lidhje me temën.

Workshopi “Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!’’ synonte informimin e të rinjve dhe promovimin e marrëdhënieve të shëndetshme mes tyre dhe më gjerë në shoqëri. Ky workshop i krijoi mundësinë studentëve të diskutojnë për rolin e tyre në përkufizimin e marrëdhënieve të shëndetshme tek adoleshentët, stereotipet dhe rolet gjinore, faktorët që ndikojnë në krijimin e marrëdhënieve abuzive, si dhe në sistemin e referimit të rasteve të dhunës në familje dhe me bazë gjinore.

Nëpërmjet këtij trajnimi, studentët eksploruan çështje lidhur me:

• Rolet dhe stereotipet gjinore.

• Marrëdhëniet romantike dhe dhuna në marrëdhëniet e hershme romantike tek të rinjtë.

• Dukuria e bullizmit: përcaktimi i viktimës, agresorit dhe dëshmitarit.

• Bullizmi kibernetik: media sociale si një formë e re e abuzimit tek të rinjtë.

• Angazhimi i influencuesve: bashkëmoshatarët, prindërit, mësuesit dhe shërbimi psiko-social.

• Raportimi dhe dhënia e ndihmës për rastet e dhunës me bazë gjinore.