Studentët takim me të diplomuarit në Psikologji Këshillimit dhe Pedagogji

Departamenti i Shkencave të Edukimit, programi Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarëve, organizoi një aktivitet në formë bashkëbisedimi mes ish-të diplomuarve të programit “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji” dhe studentëve aktualë të cilët studiojnë në të njëjtin program në Bedër. Të ftuarat në këtë takim ishin: Fabiola Rukaj, Psikologe në shkollën 9-vjecare “Turgut Ozal” Tiranë, Ana

Troka, Psikologe Këshillimi në studio private, dhe Heseva Serjani, studente masteri në Universitetin e Sheffield-it në Selanik, Greqi.

Të ftuarat diskutuan rreth eksperiencës së tyre si studente të huaja jashtë vendit, por edhe rreth eksperiencës së tyre si studente në universitete të tjera brenda vendit dhe eksperiencës si profesioniste të reja në fushën e tyre. Bashkëbisedimi ngjalli shumë interes tek studentët, të cilët pyesnin vazhdimisht sidomos për eksperiencën e tyre si psikologe të reja dhe sfidat e profesionit. Aktiviteti përfundoi me dëshirën dhe interesimin e studentëve për të kontaktuar me ish-të diplomuarat më tej, për më shumë informacion rreth jetës së tyre profesionale.