Trajnimi: “Të krijojmë një Kulturë Pozitive në Klasë”, të ftuar profesorët Meyers dhe Griffiths

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër , organizoi një trajnim në lidhje me menaxhimin e klasës, me temë: “Të krijojmë një Kulturë Pozitive në Klasë”

Të ftuar në këtë seminar ishin profesorët Meyers dhe Griffiths, aktualisht mësues të sistemit parashkollor dhe fillor në shkollën ndërkombëtare “MIST”.

Gjatë trajnimit profesorët shpjeguan rëndësinë e krijimit të një atmosfere pozitive dhe mikpritëse në klasë, me qëllim mundësimin e një procesi efektiv të mësimnxënies.

Një rëndësi të veçantë iu kushtua demonstrimit të praktikave mësimore që ndihmojnë mësuesit në vendosjen e disiplinës dhe rutinës gjatë procesit mësimor , motivimit te studentëve si dhe nxitjes së krijimtarisë tek to.

Me interes ishin aktivitet internateve që profesorët zhvilluan gjatë trajnimit me studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, me qëllim vënien në praktikë të njohurive të prezantuara.