Bordi i Administrimit në KU "Bedër" miratoi bursat për vitin akademik 2024-2025

Bordi i Administrimit në Kolegjin Universitar “Bedër” miratoi bursat, që do t’u akordohen studentëve për vitin akademik 2024 – 2025. Të gjithë maturantët dhe ish maturantët që do të fillojnë studimet për herë të parë vitin e ardhshëm mund të përfitojnë nga bursat e ekselencës, sociale dhe të meritës si më poshtë:

𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐌𝐄𝐑𝐈𝐓𝐄

Kjo bursë mbulon tarifën e plotë të studimit për studentët më të mirë që regjistrohen në vitin e parë të programeve Bachelor dhe 𝐛𝐨𝐧𝐮𝐬𝐢𝐧 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟏𝟎𝟎𝟎 € për çdo vit akademik, të cilat i jepen në dorë studentit.

𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐄𝐊𝐒𝐄𝐋𝐄𝐍𝐂𝐄

Bursa Ekselence për Maturantët me rezultate të larta:

Mesatarja 𝟗.𝟓 – 𝟏𝟎 -> 𝟖𝟎% bursë

Mesatarja 𝟗.𝟎 – 𝟗.𝟒𝟗 -> 𝟔𝟎% bursë

Mesatarja 𝟖.𝟓 – 𝟖.𝟗𝟗 -> 𝟒𝟎% bursë

Mesatarja 𝟖.𝟎 – 𝟖.𝟒𝟗 -> 𝟐𝟎% bursë

𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐒𝐎𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄

Bedër mundëson programin e 𝑩𝒖𝒓𝒔𝒂𝒗𝒆 𝑺𝒐𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒅𝒆𝒓𝒊 𝒏𝒆̈ 100% për studentët:

• Me status jetimi

• Pa kujdestari prindërore

• Me pamundësi ekonomike

• Fëmijë i punonjësve të rënë në detyrë

• Me status invalidi, paraplegjiku, tetraplegjiku, etj.

𝐏𝐎𝐒𝐈𝐏

Aplikantët që përzgjedhin të studiojnë tek ne nëpërmjet POSIP mund të përfitojnë:

• Praktikë pune të paguar

• Bursë studimi

KU “Bedër” është vazhdimisht në mbështetje të maturantëve dhe studentëve duke ofruar një gamë të gjerë bursash studimi.