STUDENT PËR NJË DITË

Kolegji Universitar Bedër, nga e hëna në të premte, i ofron mundësinë të gjithë maturantëve që të ndjekin një orë leksioni online në programet:

  • Shkenca Kompjuterike 
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Drejtësi 
  • Shkenca Komunikimi 
  • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu 
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Shkenca Islame


Nëpërmjet pjesëmarrjes në leksionet online, pavarësisht pengesave fizike të shfaqura si pasojë e pandemisë, maturantët do të kenë mundësinë të njihen më mirë me programet e studimit që ofrohen në KU Bedër, si dhe me mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor.

Për të bërë rezervimin kontaktoni në adresën e emailit admissions@beder.edu.al / ose në numrin e celularit 067 34 27 001.