Mirë se vini në Fakultetin e Filologjisë dhe Edukimit!
Fakulteti i Filologjisë dhe i Edukimit u ofron studentëve një arsim të lartë profesional. Departamenti i këtij Fakulteti i kushton rëndësi përgatitjes së kuadrove të kualifikuar në fushën e edukimit. Ana pedagogjike është në fokus të programit.
Fakulteti i Filologjisë dhe i Edukimit ofron studime të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë.
Fakulteti i Filologjisë dhe i Edukimit, nëpërmjet koordinimit të kurrikulave bashkëkohore sipas standardeve ndërkombëtare, u ofron studentëve të suksesshëm që përmbushin kriteret, mundësinë e programeve të dyfishta. Studentët, në varësi të ciklit mësimor që mbarojnë, pajisen me diplomë Bachelor apo Master profesional a Master i shkencave.
Misioni
Misioni i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze, gjuhës dhe letërsisë turke, shkencave të edukimit dhe fushave të ngjashme me to. Metoda arsimore që operojmë ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetja e kërkimit shkencor.Kjo metodë vë në jetë ide dhe projekte, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.
Vizioni
Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit gërsheton teorinë me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore, për një përgatitje sa me efikase të studentëve.Fakulteti nxit tek studentët dashurinë dhe respektin ndaj vendit të tyre duke u mbështetur në baza të etikës profesionale, vlerave universale, si edhe përftimin e një kulture të gjerë pluraliste në mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave.
Anëtarët e Dekanatit:
Nr. | Name | |
1 | Prof.Assoc.Dr. Tidita Abdurrahmani | [email protected] |
2 | Dr. Isa Erbas | [email protected] |
3 | Dr. Fatih Ufuk Bagci | [email protected] |
4 | Dr. Arti Omeri | a[email protected] |
5 | Fatmir Zhguni | [email protected] |