Organizohet Panairi i Klubeve Studentore 2019

Zyra e Klubeve Studentore në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot “Panairin e Klubeve”, i cili kishte në fokus prezantimin e aktiviteteve të klubeve dhe planifikimin e mëtejshem të tyre.

Programin e hapi koordinatori i Klubeve Studentore, Idrit Lamaj, i cili përshëndeti dhe shprehu mirënjohjen për aktivitetet me karakter social dhe iniciativat e ndërmarra nga studentët përgjatë gjithë vitit akademik.

Aktiviteti i sotëm u ndërlidh edhe me një program artistik, ku anëtarët e klubeve studentore performuan në skenë këngë dhe poezi të ndryshme. Panairi i Klubeve dhe organizime të ngjashme janë një traditë e KU Bedër, që prej nisjes së aktivitetit të tij.